Buxheti i vitit 2018 është buxhet më i mirë deri tani për shqiptarët në krahasim me të gjitha buxhetet e deritanishmem deklaroi zëvendëskryeministri për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika në një takim me gazetarët.

“Një buxhet të tillë të barabartë deri më tani për shqiptarët nuk ka patur, ky është buxhet i parë i cili është më objektiv se sa të gjitha buxhetet e tjera që janë miratuar deri më sot”, ka thënë Lika.

Sipas tij në këtë buxhet janë përfshirë të gjitha projektet më të rëndësishme për shqiptarët.