Liderët kongresist demokratë kanë anuluar një takim me presidentin, Donald Trump për shkak siç kanë thënë të sulmeve të tij ndaj tyre.

Presidenti republikan ka thënë se nuk mendon se do të mund të arrinte një marrëveshje me Nancy Pelsoi dhe Chuck Schumer në financimin e qeverisë, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.

Kështu demokratët kanë thënë se nuk do të negocionin me ligjvënësit republikanë.
Shmangia e një mbylljeje federale është një prej sfidave të mëdha në këtë muaj për republikanët, të cilët kanë nën kontroll Capitol Hill.