Si sot një vit më parë në arenën politike nisi aktivitetin politik partia e re e drejtuar nga Ben Blushi.

LIBRA ishte partia e cila gjeti mbështetjen edhe të ish deputetes së PS-së, Mimoza Hafizi e shumë personaliteteve të tjera, por që nuk mundi dot që në zgjedhjet parlamentare të fitonte votat që i duheshin për tu përfaqësuar me një deputet në Parlament.

Sot vetë kreu i LIBRA-s, Blushi mbajti një fjalim përpara mbështetësve të kësaj partie duke e vënë theksin pikërisht te misioni i saj edhe pse është jashtë parlamentit.