Kërkojmë nga organet e rendit, e në veçanti nga Ministria e Punëve të Brendshme, që të krijoj kushte për qytetarët e Çairit që votojnë në vendvotimin 2901 që të dalin dhe ta shprehin lirshëm vullnetin dhe bindjen e tyre politike, pasi që një grup militantësh të dhunshëm nga partia në pushtet ju bën presion qytetarëve të kësaj zonë që mos të dalin të votojnë.

Gjithashtu kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme që të gjithë banorëve të cilët votojnë në vendvotimin 2901 të ju kthehen dokumentet e identifikimit që kështu të mund të votojnë. Kemi informata të sigurta se banorëve të kësaj zone nga militant partiak të partisë në pushtet u janë marrë dokumentet e identifikimit, e gjithë kjo ka ndodhur duke qenë e njoftuar më këtë edhe MPB-ja.