Vendimi i Gjykatës Supreme që mos të ketë rinumërim të votave në Prishtinë e Prizren mund të shkojë në Gjykatën Kushtetuese nëse PDK e LDK vendosin të ankohen. Kushtetuese brenda afatit një të shkurtër duhet të vendosë nëse vendimi i Supremes ishte në rregull apo u shkel ligji pse s’lejoi rinumërim të votave.

Gjithçka mbetet e hapur për mundësinë e rinumërimit të votave në Prishtinë dhe Prizren pavarësisht vendimit të Gjykatës Supreme që i ka dhënë të drejtë ankesës së Vetëvendosjes që mos të ketë numrim të ri të votave.

Avokati Dastid Pallaska ka shkruar duke ironizuar se duhet pritur edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me atë nëse do të ketë apo jo rinumërim në Prishtinë e Prizren.

““Çkapet gjyqësori për 24 orë!” ???? ???? ???? Shpresoj që ky “besim” në sistem të drejtësisë do të jetë i pranishëm edhe pas vendimit te Gjykatës Kushtetuese për rinumërim”, ka shkruar Pallaska në Fb.

Ndërkohë, PDK e LDK mund ta ankohen në Gjykatën Kushtetuese lidhur me vendimin e Supremes.

Prizreni dhe Prishtina janë dy qytetet ku diferenca ndërmjet kandidatëve është e ngushtë. PDK e LDK kanë kërkuar rinumërim të votave derisa Vetëvendosje ka kundërshtuar duke paralajmëruar se do të ketë eskalim të situatës nëse një gjë e tillë ndodh.