Tri vite edhe pasi është ratifikuar marrëveshja me tri fondet e Arabisë Saudite për vazhdimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë, ende nuk është operacionalizuar buxheti.

Edhe pse është formuar njësiti implementues i këtij projekti, ai ende nuk ka lëvizur.

Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës, ka thënë në Puls të KTV-së se “nuk është faji tek fondi i Arabisë Saudite dhe fondi i ‘Bankës Islamike për Zhvillim’ për ngecje por ne kemi ngecur në procedura”, ka thënë Lekaj.

Ka fajësuar për këtë qeverisjen e kaluar.

“Sa i përket procedurave, pra fajtor janë qeveria e kaluar. Ju siguroj se rruga do të fillojë shumë shpejt sepse e kemi rregulluar këtë problem dhe vitin 2018 mbi 80% të punimeve do të përfundojnë në zgjerimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë, pas gjithë kësaj neglizhence”, ka thënë Lekaj.