Ministri i infrastrukturës i Kosovës Pal Lekaj pas takimit që kishte me ambasadorin e Maqedonisë në Prishtinë Ilija Strasevski tha se autostrada, e cila lidh Prishtinën me Shkupin, do të përfundojë në vitin 2018.

Ndërsa Strashevski ka thënë se Maqedonia është duke punuar në pjesën e studimit të fizibilitetit për rrugën nga kufiri deri në unazën e Shkupit, që lidhet me qendrën e Shkupit, që ka gjithsej 13 km.