Viti 2006 ka qenë magjik për klubet angleze në Ligë të Kampionëve, edhe pse skuadra që në fund e ngriti trofeun nuk ishte angleze.

Liverpooli, ndërkohë, e fitoi titullin e kësaj lige një vit më parë, pra më 2005, dhe kapiteni i saj, Steven Gerrard, ka bërë një shaka të hatashme, duke thënë se nuk e mban mend kush e fitoi Ligën e Kampionëve më 2006 për shkak se ishte i dehur nga festimet e një viti më parë, transmeton Express.

Gerrard e frymëzoi Liverpoolin drejt triumfit në Stamboll, ku skuadra angleze u rikthye nga një deficit prej 3 golave në pjesë të parë, për ta fituar finalen me penallti.

Prezantuesi Gary Lineker, e pyeti panelin e ekspertëve të futbollit në BT Sport, në të cilin bën pjesë Gerrard bashkë me Rio Ferdinand dhe Frank Lampard “Për herë të parë në histori të skuadrave tona, të gjitha skuadrat angleze e fituan grupin e tyre përkatës në Ligë të Kampionëve, cili ishte ai vit?”

Më pas Lineker shtoi: “Ishte më 2006. Manchester United, Chelsea, Liverpool dhe Arsenal”.

Lineker, pastaj pyeti: “Por, kush e fitoi finalen”.

Gerrard ishte i pari që u përgjigj: “Nuk e mbaj mend. Mbase kam qenë ende i dehur nga vitit 2005”