Më parë ata kishin qenë protagonist të një rrahje dhe një armiqësie me fjalë të paparë

Por, duket se këto probleme kanë kaluar dhe tashmë reperët Ledri Vula dhe Noizy janë shumë afër realizimit të një dueti të tyre së bashku.

Një lajm i tillë e kanë burime të afërta të Express nga kampi Ledri Vulës, konkretisht nga kompania Nesër Music, që menaxhohet nga Fatons Shoshi, shkruan GazetaExpress.

Madje, thuhet se Fatoni ka qenë edhe iniciatori i këtij dueti ku ka kërkuar nga kjo dyshe që të lënë pas inatet e se kaluarës dhe të punojnë për të ardhmen, duke sjell muzikë të mirë për fansat e tyre.

Ndryshe, Shoshi është edhe menaxher i Era Istrefit dhe gjatë këtyre viteve ai ka menaxhuar këngëtarët më të suksesshëm të estradës sonë.

Edhe suksesi i Ledrit ndërlidhet shumë me emrin e tij sidomos viteve të fundit.