Lidhja Demokratike e Kosovës ka kuptuar nga mediet për vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me kërkesën për rinumërim të votave në Prishtinë. Ne jemi duke shqyrtuar hapat që do të ndjekim më tej për të zbardhur të vërtetën në kutitë e votimit. Jemi të vendosur të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për të realizuar të drejtën tonë.

Askush nuk duhet të ketë frikë nga rinumërimi i votave. Qytetarët e Kryeqytetit meritojnë të dinë të vërtetën në mënyrë që në katër vitet e ardhshme të udhëhiqen nga një kryetar legjitim dhe të pakontestuar nga askush.

Lidhja Demokratike e Kosovës i fton të gjitha palët e përfshira në menaxhimin e procesit zgjedhor të bëjnë punën e tyre në përputhje me ligjin dhe të sigurojnë një proces transparent, të besueshëm dhe të pa kontestueshëm.