Roma kërkon një përforcim nga Manchester United.

“Corriere dello Sport” raporton se klubi italian është i gatshëm të paguajë rreth 20 milionë euro për blerjen e mbrojtësit Matteo Darmian.

Reprezentuesi italian mund të rikthehet në Serie A ku luajti me sukses te skuadra e Torinos.

Darmian ka luajtur shpeshherë si titullar te “Red Devils”, por mund të largohet nga klubi anglez në fillim të vitit 2018, ose pas përfundimit të këtij sezoni.