Sulmuesi spanjoll, Fernando Torres pritet të largohet nga Atletico Madrid gjatë afatit kalimtar të janarit

Fernando Torres nuk është i kënaqur me minutat që ka në dispozicion këtë sezon dhe po mendon largimin nga Atletico Madrid.

Gjasat e tij për të luajtur do të zvogëlohen edhe më shumë në janar, kur Diego Costa do të ketë të drejtë lojë.

Për spanjollin interesim kanë shprehur skuadrat kineze dhe ato të MLS dhe Torres po mendon një largim nga Spanja.

Torres në Atletico u kthye në vitin 2015, pas një periudhe jo të suksesshme në Milan.