Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice mund të jetë përfaqësuesja e Shtëpisë së Bardhë nëse i lejohet Uashingtonit të bëhet pjesë e dialogut midis Beogradit e Prishtinës, në Bruksel.

Ky është “zbulimi” i mediumit rus Sputnik, që thirret në burime në Beograd e Mitrovicë, e sipas të cilit SHBA nuk synon vetëm përfshirjen në këtë dialog, por edhe të emërojë një dërguar special për Ballkanin.

“Qëllimi është qartë, kontrolli i Rusisë përmes dorës së fortë amerikane në Kosovë dhe në Bosnje, pra pas shpinës së Serbisë. Bëhet fjalë për një lloj monitorimi amerikan”, citojnë mediat e Beogradit Sputnikun rus.

“Ata nuk do të ndërhynin direkt në negociatat midis Beogradit e Prishtinës, por çdo gjë do t’ia linin Brukselit, i cili ka çfarë t’i ofrojë njërës dhe palës tjetër deri në fund të procesit, Beogradit anëtarësimin në BE, kurse Prishtinës kandidimin për anëtarësim”, shkruan Sputnik.
Mediat e Beogradit citojnë shkrimet në mediat ruse, sipas të cilave gjatë vitit të fundit rreth njëqind senatorë e kongresistë amerikanë kanë vizituar Ballkanin, që janë dyfish më shumë se në fillim të viteve të ’90-ta të shekullit të kaluar.

Theksohet se dërgimi i Condoleezza Rice në Ballkan të mbështetej si nga demokratët ashtu edhe republikanët në SHBA, ndërsa vlerësohet si njohëse e mirë e Rusisë.

Përmendet edhe deklarata e analistit amerikan Daniel Server sipas të cilit Daniel Trump duhet sa më parë të reagojë në Ballkan.