Gjykata Penale urdhëroi paraburgim për ish ministrin e MPB-së, Mitko Çavkov si dhe Oliver Radulovin. Çavkovi tashmë është dërguar në burgun e Shutkës, njofton TetovaSot.

Avokatët mbrojtës të Çavkovit kërkuan që mos i shqiptohet masa e paraburgimit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, pasi ai kishte patur kohët e fundit një sulm në zemër.

Çavkov dyshohet për “kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” në lidhje me sulmin në parlament më 27 prill të këtij viti./TetovaSot