Është rrëzuar vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërim të votave në Prizren. Vendimin e ka marrë Gjykata Supreme e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka pasur suksese në ankesë drejtuar Gjykatës Supreme lidhur me vendimin për rinumërim të votave në Prizren i marrë nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa.

Vendimi i PZAP’së është rrëzuar nga Gjykata Supreme.

Gjykata ka konstatuar se ankesa e Degës së Vetëvendosjes në Prizren është e bazuar derisa kanë rrëzuar vendimin e PZAP’së.