Albin Kurti është arrestuar nga Policia e Kosovës. Por pavarësisht kësaj ai po reziston që t’i dorëzohet Policisë.

**************

Numër më i madh i policëve është parë në hyrjen kryesore të Kuvendit të Kosovës.

Pas marrjes së urdhërarresit nga gjyqtari, Beqir Kalludra policia sipas ligjit do të duhet t’i arrestojë deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu.

Në seancën e cila do të nis nga ora 10:00 ende nuk kanë arritur deputetët e VV-së, raporton lajmi.net

Ata po akuzohen nga Gjyakta për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Në shumicën e seancave këta deputetë nuk janë paraqitur fare në Gjykatë, çka ka sjellur vendimin e gjyqtarit Kalludra për arrestimin e tyre.

Mbetet të shihet nëse ata do të arrestohen nga policia.