Bastian Schweinsteriger dhe ish-ylli i tenisit, Ana Ivanovic, kanë njoftuar se janë në pritje të fëmijës së parë.

Çifti, i cili u martua në korrik të vitit 2016, zgjodhi rrjetet sociale për të njoftuar ndjekësit për lajmin gëzueshëm,

Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë, Schweinsteiger, momentalisht jeton në Amerikë, pasi është duke luajtur për skuadrën e MLS, Chicago Fire, që nga muaji mars.

Ai ishte lojtari dhe zgjodhi Chicago Fire pasi u cilësua i tepërt për Jose Mourinhon në Manchester United.