Manchester United ka marrë lajme shumë të mira para ndeshjes së fundjavës në Premier Ligë.

The Sun raporton se Zlatan Ibrahimovic dhe Paul Pogba kanë shumë gjasë të jenë në bankën e rezervistëve të Manchester United për ndeshje ndaj Newcastle këtë të shtune, transmeton Express.

Të dy lojtarët i janë rikthyer stërvitjeve të plota pasi kaluan kohë të gjatë jashtë fushe për shkak të lëndimeve.

Pogba ka munguar në 12 ndeshje pasi tërhoqi muskulin në shtator, ndërsa Ibrahimovic mungon që nga muaji prill pas lëndimit të ligamentit të gjurit.