Kylie Jenner është fejuar?!

20-vjeçarja e cila thuhet se është shtatzënë me të dashurin e saj Travis Scott, postoi një fotografi në Snapchat teksa ishte në veturën e saj, ku në gisht i shihej shumë qartë një unazë e re me diamant.

Megjithatë, Kylie ende nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me shtatzëninë e saj të parë, por fansat janë shumë të emocionuar deri në daljen e saj publike me bark të fryrë.