Kyle Walker ia ka dërguar një mesazh të veçantë mbrojtësit të djathtë të PSG-së, Dani Alvesit, pas ndeshjes miqësore mes Anglisë dhe Brazilit të martën mbrëma, e cila përfundoi pa gola.

Mbrojtësi i djathtë i Manchester City e ka pranuar në ta kaluarën se Alves ka qenë heroi i tij dhe tani e ka konfirmuar admirimin që ka për brazilianin.

Walker e ka zgjedhur rrjetin social Twitter që pas ndeshjes t’ia dërgojë mesazhin e veçantë Alvesit, po ashtu duke e lartësuar performancen e kombëtares së vet në këtë ndeshje.

“Performancë profesionale sonte kundër njërit prej ekipeve më të mira në botë. Ishte kënaqeni të ndaja fushën e njëjtë me ty Dani Alves, pasi të kam përcjell dhe admiruar nder vite”, ka shkruar anglezi.