Fshati i vogël zviceran Albinen dëshiron shumë që ju të banoni atje. Aq shumë, sa në 30 nëntor, do të votojë për një politikë të re që do i paguante të huajt që shkojnë atje të jetojnë për dhjetë vjet.

Aktualisht, vetëm 240 njerëz banojnë gjatë gjithë kohës në fshatin që i fillon emri si Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Ndërkaq, vendasit, duke qenë që kanë mbetur pak në numër, po shtyjnë këshillin e qytetit të bëjë diçka për të garantuar të ardhmen e fshati.

Ata kanë propozuar që për çdo individ që zhvendoset në qytet dhe ble ose ndërton një shtëpi, do të jepet, nën disa kushte, një shumë prej 25,000 frangave për të rriturit dhe 10,000 frangave për fëmijët, sipas informacionit të publikuar në newsletterin e komunës.

Megjithatë, ka disa kushte. Së pari, duhet të jesh nën 45 vjeç dhe siç thamë, të jetosh në fshat për të paktën 10 vjet.

Prona ku do zhvendosesh duhet të ketë të paktën vlerën prej 200,000 frangash ($203,376) dhe të jetë një banesë e përhershme, jo shtëpi pushimi. Nëse qëndron 10 vjet, nuk duhet t’i kthesh paratë. Dhe sipas fotove, duket sikur do qëndroje me gjithë dëshirë.