Një nga personazhet më të lakuar në media dhe një nga krijuesit e përplasjeve skenike çdo të hënë në “Dance With Me”.

Për anëtarin e jurisë të ‘Dance with me’, me siguri të gjithë kanë dëgjuar. Robert Aliaj dallon për natyrën e tij të veçantë por dhe mënyrën e të shprehurit të mendimeve.

Dhe vetë pamja e tij bën diferencën. Roberti është babi i dy fëmijëve.

Me vajzën e tij tashmë jemi prezantuar në spektaklet e TV Klan ku ajo ka treguar talentin e saj në muzikë. Gala Aliaj gjithashtu na rrëmbeu zemrën me pamjen e saj prej artisteje.

Kristi është djali i madh i Robertit. Ai gjithashtu nuk është shumë larg natyrës së babait të tij. Nëse i hedh një sy profilit të tij dallohet qartë natyra prej artisti.

Rrallë herë ndodh të shohësh në një familje kaq shumë artistë.