Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen në Tiranë mbrëmjen e sotme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një efektiv policie. Të shtënat me armë ndodhën mbrëmjen e sotme pranë parkut të ish Autobusëve në rrugën e Kavajës, ndërsa i plagosur mbeti agjenti i komisariatit numër 1 në kryeqytet Ermal Bregu.

Mësohet se edhe para dy vitesh, efektivit të policisë i kanë djegur makinën tip ‘Humer’ para shtëpisë gjatë natës.

Mësohet se të shtënat me armë zjarri kanë qenë direkt në drejtim të punonjësit të policisë dhe ai ka qenë jashtë shërbimit.

Sipas policisë, dyshohet se kanë qenë dy persona me të cilët ai ka debatuar e më pas një prej tyre e ka qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja, sipas policisë, nuk ka lidhje me detyrën e efektivit,

Bregu është dërguar në spitalin e Traumës dhe është futur në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Megjithatë sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia vijon kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.