Kreu i Partisë Popullore Austriake dhe mandati për formimin e qeverisë së re, Sebastian Kurz ka vlerësuar sot se vendimi për dënimin e Ratko Mlladiçit, është një tjetër hap i rëndësishëm për krimet e tmerrshme të luftës të kryera në territorin e ish-Jugosllavisë.

Kurc në një deklaratë, tha se ky vendim duhet të respektohet nga të gjitha palët dhe është i rëndësishëm për pajtim.