Deputeti i VV-së Albin Kurti, duke komentuar vendimin e PZAP-së për rinumërim të tërësishëm të votave në Prishtinë dhe Prizren, thotë se nga dita e hënë Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Hashim Thaçi e Isa Mustafa, mafia e ndërtimit, uzurpatorët dhe të korruptuarit janë bërë bashkë që ta luftojnë qytetarin duke ia sulmuar votën.
Kurti është shprehur i  bindur se nuk mund të ketë rezultat tjetër përveç atij të së dielës.
“Nuk mund të ketë rezultat tjetër as në Prishtinë e as në Prizren përveç atij për të cilin kanë vendosur qytetarët”, tha Kurti.
Ai tha se këto zgjedhje treguan se nuk keni mundur ta bleni votën e qytetarëve, Prishtina vendosi që ta vazhdojë mirëqeverisjen me Shpend Ahmetin, Prizreni ta fillojë mëkëmbjen nën drejtimin e Mytaher Haskukës, dhe Daradana që të bëhet komunë e qytetarëve me Qëndron Kastratin.
“Nuk mund ta vjedhin këtë fitore. Bëhuni bashkë sa të doni, kërcënoni sa të doni.  Koha juaj ka përfunduar”, tha Kurti./KosovaPress/