Do të përpiqemi nga viti i ardhshëm ta ofrojmë kurimin spitalor falas të paktën për kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve, që të mundet deri në fund të gjysmës së dytë të vitit apo në fillim të vitit 2019 të vlejë për të gjithë qytetarët, deklaroi sot kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjet e organizatave joqeveritare për rezultatet nga takimi punues për integrim social të romëve në Maqedoni.

“Patëm debat gjithëpërfshirës gjatë sjelljes së buxhetit për shpërndarje të vendeve  përkatëse për çështje që i prekin kategoritë e ndjeshme, me fokus të veçantë tek romët. Vendosëm kur Fondit për Sigurim Shëndetësor i japim një miliard e njëqind më shumë para nga viti paraprak, tani ajo do të përpiqemi të arrijë aty ku është më e nevojshme. Është shumë e rëndësishme që të fokusohemi në zbatimin praktik të asaj që është miratuar”, tha Zaev.

I pyetur se kur dhe si do të zgjidhet problemi me personat pa dokumente, Zaev tha se në fillim të javës së ardhshme do të vijojë takim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për lehtësimin e dëshmimit dhe sigurimit të dokumenteve

I pyetur si dhe çfarë mund të presim nga Qeveria për rritjen e përqindjes së romëve në shtet dhe administratën publike, Zaev tha se duhet të punohet në përfshirjen e romëve të paktën në nivel të përfaqësimit të tyre në përqindje si qytetarë të Republikës së Maqedonisë.

Ministri pa portofol përgjegjës për implementimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Republikën e Maqedonisë, Samka Ibraimovski, paralajmëroi se në çdo katër muaj do të mbahen  ngjarje të këtilla publike për prezantim dhe analizim të të gjitha masave konkrete në fushat prioritare të përfshira në  Strategjinë për romët.