Këngëtarja e njohur Big Mama kohët e fundit është kthyer në personazhin më të komentuar në mediet rozë.

Para disa muajsh, Bigi mori një vendim të rëndësishëm për të, që ishte zvogëlimi i lukthit për të humbur peshë, shkruan lajmi.net.

Që nga ajo kohë, Big Mama ka fituar një tjetër epitet dhe tani po quhet ‘Sexy Mama’, pasi ka arritur linjat e dëshiruara trupore.

Këngëtarja ka hyrë në garë në emisionin e Marina Vjollcës, “C’est la vie”, meqë rast në kuadër të performancës së saj me Skerdi Farian mbrëmë u shfaq e veshur me dimija e jelek.

Big Mama dukej për mrekulli si nuse e veshur me veshje tradicionale kombëtare, duke marrë komente pozitive nga të gjithë.

Këto ditë, Bigi ka pranaur se është ndarë nga i dashuri, pas pak kohësh që kishte pranuar se është në lidhje.