Në fshatin Strazhë të Malësisë së Karadakut dhe pranë varrit të dëshmorit të ndjerë u zbuluan pllaka përkujtimore.

Aktivitetet në përkujtim të Arif Seferit vazhduan edhe me mbajtjen e akademisë përkujtimore, ku për jetën dhe veprën e dëshmorit folën bashkëveprimtarë, shokë e familjarë.

“Asnjëherë nuk jemi mërzitur, por vazhdimisht e kemi ndjerë veten krenarë, se jemi pasardhës të dëshmorit të kombit dhe para jush me respektin më të madh them se do të ecim gjurmëve të dëshmorëve deri në realizimin e kauzës për të cilën ranë dëshmorët e kombit”,- deklaroi djali i Arif Seferit, Fitor Seferi.

Arif Seferi, gjatë vitit 1992 ishte i burgosur nga sistemi i atëhershëm, ku në rrethana të pasqaruara kishte ndërruar jetë më 23 qershor të vitit 1992.