Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së bashkë me Këshillin e Familjeve të Dëshmorëve e Organizatën e Invalidëve të Luftës do ta përkrahin protestën e thirrur nga familjarët e të burgosurve dhe të vrarëve në Kumanovë.

Kështu u bë e ditur në një konferencë për media.

Aty u bë thirrje që të dilet sa më masovikisht në protestën e thirrur më 28 nëntor në orën 14:00.
Megjithatë familjarët dhe OVL-të e UÇK-së bënë thirrje që protesta të jetë e qetë, paqësore dhe e dinjitetshme.