Emisioni INSIDE, produkt i prodhuar nga Agjencia e Lajmeve Zhurnal dhe me moderatoren Liridona Vejseli, me emisionin e radhës “Ku është shtabi i xhihadistëve në Maqedoni?”, ka thyer tabutë në hapësirën mediatike në Maqedoni. Më për opinionin e gjerë nuk është tabu-temë dhe mungesë gazetaria hulumtuese. Ky emision po i jep dritë shumë pyetjeve  të cilat qytetarët kanë qenë të shqetësuar mbi këto zhvillime shoqërore, si ekstremizmi fetar, përdorimi i lëndëve narkotike e kështu me radhë.

Temat më preokopuese, më të ndishme dhe më shumë që duhen të kritikohen për të mirën e përgjithshme, INSIDE në këtë pikë po e kryen rolin e saj të informimit dhe të shfaqjes në opinion të vërtetën  rrethë këtyre  fenomeneve negative të shoqërisë sonë.

Fryma e fenomeneve shoqërore  dhe avazi në të cilën po zhvillohen negativisht, shoqërinë e dëmton tejmase. Këtë dëm të këtyre fenomeneve shoqërore e politike, INSIDE e ka prioritet të saj për ti zbardhur aspektet negative që shkojnë në dëm të shoqërisë sonë.

Në këtë emision të radhës është analizuar fenomeni i ekstremizmit fetar, gjegjësishtë kahjen se si është duke u zhvilluar si fenomen negativ dhe si barrë për Evropën dhe më gjerë por edhe për Maqedoninë.Kjo problematikë globale, ka prekur edhe shumë nëna shqiptare, që bijtë dhe bijat e tyre janë manipuluar ku disa për fat të keq kanë humbur edhe jetën.

Meqenëse trajtimi i ndonjë fenomeni me karakter religjioz ka shumë sfida dhe është i nevojshëm shumë guxim intelektual dhe gazetaresk, këtë INSIDE e posedon dhe ka arritur që të jetë dritare e të vërtetës.

Emisioni në fjalë INSIDE ka intervistuar edhe dy “xhihadistë” që kanë dashur që të jenë anonim, por që kanë qenë në luftërat e Sirisë dhe janë kthyer.

Këta dy të rinjë eksluzivisht në emision kanë rrëfyer se janë mashtruar dhe çfarë kanë parë në të vërtetë në luftërat e Sirisë.

Për këtë problematikë për INSIDE është prononcuar edhe kreu i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, ku ka potencuar se ka në kontroll edhe xhamitë të cilat kanë mbajtur ligjerata më herët pa konfirmim nga BFI-ja.

Rrethë kësaj problematike për INSIDE ka folur edhe psikologu Musa Musai, si dhe profesori Ismail Bardhi.