Nga Ilirjan CUKAJ

Asambli Ditmiri & Co u kthye nga Kreta pas një koncerti pa repertor, pa producent dhe pa moderator, pasi rolin dirizhues e bëri pala greke mjaft mirë.
Gëzim i madh në Greqi që asgjë nuk ndryshoi për ta, gjërat mbeten siç ishin.
U bënë ca biseda, u shkëmbyen ca probleme, u hodhën ca gjëra në letër, u ngarkuan komisionet reciproke që të vijohet puna në nivel ekspertësh dhe si përfundim përsëri në pikënisje.

Problemet riciklohen në intervale kohe që i dikton pala greke kur, ku duhet të bëhen për të mos u zgjidhur kurrë. 
Një gjë është e dukshme se palës shqiptare ju bënë të gjitha nderet me shëtitje, gostira e me dhurata personale por këto jashtë tavolinës se bisedimeve. 
Një humbje e suksesshme për shqiptaret dhe kjo falë bujarisë, dhe “shkathtësisë diplomatike” te Ministrit Bushati. 
Të mos ju a hamë hakun, me humor ekipi foshnjor i Ditmirit ishte mjaft mirë, kjo nga aktrimi mjeshtëror i diplomacisë greke që “Kalin e drunjtë” e kanë në çdo tavolinë bisedimesh. Aty qëndron edhe forca e “diplomacisë” greke, tek dredhitë dhe manipulimet, të aftësia e tyre për ta servirur sapunin për djathë dhe mqs shqiptaret janë konsumator të mirë te djathit-sapun edhe Ditmiri me shokë e hëngrën si në çdo rast tjetër dhe bashkë me të e hëngrën gjithë shqiptaret..!
Takime të tilla me përmasa historike, humbasin rëndësinë dhe efektin përfitues për shqiptaret, pikërisht nga mos përfaqësimi i duhur….!
Shqiptarët vazhdojnë ta shkruajnë historinë dhe të ardhmen e tyre me vullnetin dhe diktatin e fqinjëve jo miqësor….!