Visar Ganiu nga radhët e BDI-së është kryetari i katër viteve të ardhshme në Komunën e Çairit. Në vendvotimin 2901 në Çair ku dhe u mbajt raund i tretë për shkak të një shkeljeje në këtë vendvotim, fitues rezulton të jetë kandidati i BDI-së Visar Ganiu me 169 vota(62, 13%), ndërkohë për kandidatin nga radhët e Lëvizjes Besa kanë votuar 98 qytetar ose 36.03%.

Nga gjithsej 719 votues me të drejtë vote vetëm 267 persona kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votimit.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, në këtë vendvotim votuan 278 persona. Për kandidatin e Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi  votuan 164 persona ndërkohë që për kandidatin e BDI-së, Visar Ganiu 98 persona.