Me propozim të përfaqësuesit të autorizuar të Lëvizjes “BESA” për momentin në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve si një ankesë shqyrtohen 84 ankesat e tyre, që kjo parti i parashtroi për votimin në raundin e dytë në zgjedhjet lokale në Çair të Shkupit.

Zëdhënësja e KSHZ-së, Lupka Guguçevska për MIA-n deklaroi se KSHZ-ja me detyrë zyrtare i ka marrë të gjitha 84 procesverbalet nga vendvotimet me të cilat kanë të bëjnë ankesat dhe se ato po shqyrtohen.

Për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale deri te KSHZ-ja janë parashtruar mbi njëqind ankesa. Në afatin që skadoi në orën dy pas mesnate, Aleanca për Shqiptarët parashtroi 13 ankesa për Strugën, Besa 89 ankesa prej të cilave 86 së bashku me Aleancën për Shqiptarët për në Çair dhe tre në Tetovë. Një ankesë ka parashtruar edhe partia RDM për votimin në Çashkë.

KSHZ-ja është e obliguar në afat prej 48 orëve pas pranimit të ankesave të sjell vendim për ato. Kundër vendimit të KSHZ-së, parashtruesi i listës mund të dorëzojë ankesë deri te Gjykata Administrative në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë, megjithatë pas ankesës është e obliguar të sjell vendim në afat prej 48 orëve pas pranimit të saj. Vendimet e Gjykatës Administrative janë përfundimtare.