Në vendvotimin 2901 në komunën e Çairit ku rivotohet në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale deri në orën 10 në votim kanë dalë 4,45 për qind e votuesve.

Zëdhënësja e KSHZ-së Lupka Guguçevska në pres konferencë informoi se votimi filloi në kohë në orën 7 dhe se deri tani votimi zhvillohet pa ndërpreje. Në votim siç tha, deri në orën 10 kanë dalë 32 votues.

Ajo përmendi se  votuesit e regjistruar nga Vendvotimi 2901 edhe sot kanë mundësinë nëse është shkelur e drejta e tyre zgjedhore të parashtrojnë ankimim në KSHZ në një afat prej 24 orësh dhe njoftoi se deri tani në KSHZ nuk është parashtruar asnjë ankimim.

Qytetarët, siç tha, në dispozicion edhe sot  e kanë linjën telefonike të KSHZ-së për paraqitjen e parregullsive 0800 555 44.

Pres konferenca e ardhshme e KSHZ-së është në orën 14 në të cilën do të dalin me informacione për jehonën deri në orën 13 dhe për vijimin e votimit.