Kryetari i Senatit të Australisë, Stephen Parry paralajmëroi se do të japë dorëheqje, pasi u konfirmua se posedon nënshtetësi të dyfishtë, Australisë dhe Britanisë së Madhe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Parry në njoftimin theksoi se Gjykata Supreme e Australisë absolutisht sqaroi rregullat kushtetuese që pamundësojnë zgjedhjen e zyrtarëve me nënshtetësi të dyfishtë.

Gjykata të premten e kaluar konfirmoi se pesë politikanë, mes të cilëve edhe zëvendëskryeministri Barnaby Joyce, në mënyrë të parregullt është zgjedhur, informon BBC.

Parry çështjen e nënshtetësisë së tij e ngriti të martën kur njoftoi se me “zemër të rënduar” vendosi të japë dorëheqje, pasi Ministria e Punëve të Brendshme e Britanisë së Madhe konfirmoi se është nënshtetas i këtij vendi në bazë të babait të tij.