Gjatë ditës sotme, Kryetari i Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi, doli nga afër të përcjell punimet përfundimtare të rrugës regjionale, f.Opajë-f.Sllupçan-f.Allashevc-f.Bellanoc, e cila është në gjatësi prej mbi 16 km, ku pas përfundimit të grrirjes, gërmimit, tamponimit, asfaltimit, vendosjes së vijave të bardha, mburojes në vendet e rrezikshme, këto ditë jan në përfundim e sipër edhe vendosja e shenjave të komunikacionit.

Ku siç e kemi theksuar më herët se ky projekt ndoshta edhe më kapitali deri më tani në komunën tonë, tejkalon shumën prej 6 milion eurove.

Është ndër prioritet e komunës dhe Qeverisë, pasi se përveç se na lidh gjaku-lidhjet familjare, hapja e kësaj pike të re kufitare, sigurt do të ndikoj edhe në lëvizjen e lirë të mallrave etj, që do të ndikojn në zhvillimin ekonomik lokal.
Po sa mori postin Kryetari ra në kontakt me përfaqësues qeveritar të të dyja palëve me qëllim që të jet i njoftuar nga afër me aktivitetet që po ndërmirren, ku nga ata ai u njoftua, se pasi që janë kryer të gjitha procedurat tekniko – administrative nga dyja palët, tani më edhe është i formuar komision i përbashkët i cili do ti përcjell nga afër punimet e mbetura deri në hapjen e pikës së re kufitare, më saktësisht, ju njoftojm se është kryer prokurimi publik, është zgjedh një firmë nga Shqipëria që do të kryej të gjitha punët sa i përket ndërtimit të pikës së përbashkët kufitare, ku mjetet janë të siguruara nga Programa IPA, ku sipas informatave punimet do të fillojn më së voni në muajin maj.

Në fund ne si komunë, ju garantojm se do japin maksimumin që në bashkëpunim me qeveritë e dyja shteteve sa më shpejt që është e mundur të mundësojm hapjen e pikës re kufitare, për të cilën jemi shumë optimist se shumë shpejt do të bëhet realitet.