Një numër i madh i komunave vetë kanë kërkuar rritjen e çmimit të ujit, thonë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. Deri nga mesi i këtij muaji thonë nga ky Komision thonë që do të sjellin zgjidhje për të gjitha kompanitë që marrin pjesë në procesin e verifikimit të çmimeve të reja të cilat do të jenë më të larta nga sa është paguar deri më tani.. Megjithatë, vendimi nëse do të ketë çmim më të lartë të ujit ose jo, mbetet tek komunat dhe këshilltarët e tyre.

Nga 1 janari 2018, në total 75 zgjidhjet tona do të përfundojnë tek kryetarët e komunave, këshilltarët dhe qeveria do të sjellë vendim për të gjitha këto ndërmarrje që të mund t’i shfrytëzojnë tarifat nga 1-shi i vitit të ardhshëm. Disa prej këtyre ndërmarrjeve dalin nga korniza që parashikohet, që do të thotë se kanë shfrytëzuar tarifë minimale dhe kjo nënkupton tarifë më të lartë se sa shfrytëzojnë tani- deklaroi Sinkron: Dimitar Petrov, kryetari i Komisioni Rregullator për Energjetik.

Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë thonë që çmimi i ulët i ujit në disa komuna, pamundëson investimet për të pasur ujë cilësor. Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor thonë se kjo gjë është e nevojshme sepse do të ndihmojë në përmirësimin e efikasitet e rrjetit të ujësjellësve.

Qëllimi i ligjit është që t’u ndihmojë ndërmarrjeve komunale publike dhe në të njëjtën kohë edhe komunave në zbatimin e ligjit për verifikimin e çmimeve për shërbimet e ujit. Është e nevojshme që nga viti i ri 2018 të kenë tarifë që do të jetë në përputhje me këtë ligj që parasheh të gjitha shpenzimet reale të jenë të vendosura në çmimin përfundimtar në shërbimet e ujit. Kjo do të përmirësojë në çdo rast efikasitetin tek vet ndërmarrjet komunale publike- deklaroi Jadranka Ivanova,l ministria e Mjedisit.

Projekt “Reforma në sektorin e ujit në nivel qendror” është financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Fondeve IPA për Zhvillim rajonal./alsat-m