Kripto valutat e sfidojnë modelin tradicional bankar, deri në atë shkallë që tashmë shkaktojnë edhe transformim të tregut ndërkombëtar. Sistemi tradicional monetar bazohet në besim, përkatësisht se secila valutë mund të këmbehet në çfarëdo kohe me ekuivalentin e arit apo valutën adekuate. Prapa një besimi të tillë, qëndrojnë rregullativat ligjore të cilat paraqesin garanci se secili pjesëmarrës do t’i ndjekë dhe respektojë obligimet e veta në sistemin monetar.

Bankat si ndërmjetësuese për çdo transaksion apo shërbim nga shfrytëzuesit e vet paguajnë një përqindje të caktuar. Kjo tek kripto valutat nuk ndodh, përkatësisht nuk është rregulluar dhe nuk ka sistem të centralizuar bankar. Bitkoini si kripto valuta më e njohur, në thelbin e vet paraqet ekuivalent të operacionit matematikor dhe nuk mundet në mënyrë efektive të këmbehet në realitet. Reagimi fillestar i bankave tradicionale është ta prandalojnë hyrjen e kripto valutave në qarkullimin e përditshëm të njerëzve, por gjatë viteve të shkuara ngadalë po vjen deri te ndryshimi i një perceptimi të tillë dhe bankat fillojnë të bashkëpunojnë

Kripto valuta – fakte të shkurtra

Kripto valutat janë jo të rregullta dhe të lira pa bankë të centralizuar në një treg pothuajse të përsosur me informata tërësisht të hapura dhe të kapshme.

Bitkoini është kripto valuta e parë e themeluar në vitin 2008 nga japonezi Satoshi Nakamoto.

Bitkoin tregu është një ndër tregjet më likuide në botë, përderisa madhësia maksimale është kufizuar në 21 milionë njësi.

Transaksionet e internetit me bitkoinë në nivel ndërkombëtar janë të shpejta dhe të lehta, pa pagesë dhe anonime.

Vlera e një bitkoini në fillim të vitit 2010 ka paraqitur 0,003 dollarë, në maj të këtij viti paraqet mbi 2.500 dollarë, ndërsa në fillim të nëntorit rreth 7.300 dollarë amerikanë.

Tregu i bitkoinëve është jostabil dhe vlera ndryshon kryesisht në bazë të kërkesës për ta, kështu që nëse bie popullariteti, në mënyrë adekuate do të ulet edhe vlera e tij.

Биткоин

Implementimi i kripto valutave në sistemet tradicionale ATM në Slloveni

Banka sllovene LON para më shumë se një muaji filloi të punojë me valuta kripto. Banka ofron mundësi që konsumatorët të blejnë bitkoinë në bankomatët e tyre, me ç’rast fitojnë vauçer, të cilin më pas mund ta zëvendësojnë me bitkoin dhe ta fusin në portofolin kripto. Banka LON për shërbimin e saj i merr katër për qind. Politika e bankës është se ofrimi i mundësisë për t’u blerë bitkoina nuk do të thotë edhe këshillim të blihen ose të investohet në bitkoina dhe ky është vetëm vendim dhe përgjegjësi për konsumatorin.

Kryetari i Këshillit drejtues të kursimores LON nga Sllovenia, Jaka Vadnjal, në ligjëratën e tij në Universitetin Amerikan Kolexh në Shkup, tha se kanë bërë hulumtim të madh në nivel botëror dhe deri më tani nuk kanë gjetur asnjë bankë klasike e cila e bën këtë gjë.

“Ne jemi bankë me leje për të gjitha punët bankare. Mund të punojmë çfarëdo pune financiare, si me aksione, sigurim ose valuta të tjera. Tani për tani askush nuk mund të na thotë se nuk mund të punojmë me kripto valuta. Pas një muaji mund të them se ky është vetëm një sukses i rëndësishëm për bankën tonë të vogël. Me këtë banka, e cila është institucion konservativ, i afroi kripto-valutat, të cilat duket se janë në rritje dhe bëhen një pjesë e rëndësishme e sistemit ekonomik. Ne i afruam njerëzit që të mund t’i bëjnë ndoshta edhe blerjet e para të vogla të valutave kripto dhe të fillojnë të mësojnë. Nga ana tjetër si bankë ne i paralajmërojmë njerëzit të mos e teprojnë dhe të mos i udhëheqin tregime për profite dramatike të cilat mund të bëhen me investime në valutat kripto, pasi që megjithatë si edhe tek të gjitha investimet ne besojmë se bëhet fjalë për balonë që fryhet dhe një ditë mund të pëlcasë, pastaj njerëzit do të thonë ai një ditë na këshillonte të investojmë në këtë balonë”, deklaroi Vadnjal.

ЛОН Банка 1

Theksoi se nuk janë shtëpi brokere apo fond, por mbeten bankë dhe besojnë se valutat-kripto vijnë si një mundësi alternative dhe inovative për qarkullim pagesor dhe investim më të vogël. Pjesëmarrja e valutave kripto në tregun botëror akoma është e vogël, por nga dita në ditë fiton rëndësi. Vadnjal thekson se veprimtaria nuk është rregulluar askund në botë, ndërsa për atë se sa njerëzit e përdorin akoma është çështje vlerësimi.

“Në Slloveni ndoshta janë rreth pesë për qind e personave të rritur të cilët kanë provuar të punojnë me valuta kripto me shuma prej rreth 100 euro. Akoma nuk bëhet fjalë për masivitet. Për bitkoinin, si kripto-valuta më e madhe, shuma kapitale është pak më pak se 10 për qind e shumës kapitale të të gjithë dollarëve amerikanë. Nëse euroja është e madhe aq sa është dollari, atëherë kjo është vetëm pesë për qind prej dollarit dhe euros së bashku. Nëse i numërojmë të gjitha valutat në botë, atëherë kjo është edhe një përqindje dhe rëndësi e vogël”, deklaroi Vadnjal.

Sa janë të sigurta kripto valutat dhe si është i rregulluar tregtimi me to

Sipas Jaka Vadnjal në investime ekziston rreziku dhe gjithmonë është pranishëm.

– Por çka është e sigurt?: Sa njerëz kanë humbur me aksione, me patundshmëri ose kredi me franga zviceran, që tani janë shumë të shtrenjta. Rregullimi asnjëherë nuk do ta evitojë gjithë rrezikun. Kështu që besoj se një ditë edhe Banka Popullore e Maqedonisë do të ulet me njerëzit, që marrin vesh nga këto gjëra. Thjesht besoj se tregu do ta kërkojë këtë dhe kur të fillojë tregu ta kërkojë këtë, atëherë është vështirë që kjo vërtet të ndalohet.

ЛОН Банка 22

Kripto valutat në Slloveni akoma nuk janë të rregulluara, por Vadnjal pret që kjo të ndryshojë.

“Në drejtësi nuk ekziston fjala kripto valutë, bllok çein, etj. Tek ne në Slloveni në përgjithësi kemi qëndrimin se diçka që nuk është e ndaluar në mënyrë deklarative me ligj mund të ekzistojë derisa nuk e rrezikon jetën e njerëzve. Kjo është më tepër punë e filozofisë së respektit të ndërsjellë në ndonjë rregullim juridik, sesa në të me rregullim mund të bëhet ndonjë punë 100 për qind e sigurt”, konsideron Vadnjal.

Qëndrimi i BPRM-së është se investimi në valuta virtuale ose kripte është i pamundur

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë në maj të këtij viti përmes një komunikate tregoi se sipas rregullativës valide vendore, investimi nga persona juridik dhe fizik rezidentë në Maqedoni në valutat virtuale apo kripte nuk e kanë të lejuar, gjithashtu, siç nuk është e lejuar as hapja e llogarive dhe blerja e letrave me vlerë dhe instrumentet derivate financiare në vendet e huaja, përveç gjatë përjashtimeve të përshkruara.

Disa valuta dixhitale kanë elemente të skemave piramidale, siç është rasti me Uankoin (OneCoin), me ç’rast në disa vende të Evropës janë publikuar paralajmërime ose kanë filluar hetime në lidhje me investimet në Uankoin. Nga ana tjetër, disa kriptovaluta, si për shembull, bitkoin, janë pranuar dhe janë në zbatim në vende të caktuara.

Биткоин 2

BPRM i përsërit edhe rreziqet e tjera në transaksionet e ndërlidhura me blerjen, ruatjen dhe shkëmbimin e kripto valutave.

Aleksandar Atanasov