Festa kombëtare e 28 Nëntorit është moment frymëzimi për të reflektuar mbi kontributin e shumë veprimtarëve të kombit dhe detyrimin për të kujtuar dhe nderuar sakrificën e tyre për idealet kombëtare.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Çairit sot në prag të festës më të madhe kombëtare ka vendosur të vizitojë për ti nderuar familjet e Anton Serreçit – nipit të prijësit të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare Gjon Serreçi dhe Halil Palloshit – bashkëveprimtarit të heroit të kombit Adem Jashari. Në shenjë mirënjohjeje, kreu i Komunës së Çairit u dhuroi figurën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.