Në mbledhjen e fundi të Komisionit Qendror Zgjedhor është marrë vendim për certifikimin e rezultateve për kryetarë të komunave në 32 komuna të Zgjedhjeve Lokale që u mbajtën më 22 tetor.

Prej numrit të përgjithshëm të tyre, 16 komuna janë në mesin e komunave ku do të mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve për kryetar komune më 19 nëntor – Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Mitrovicë e Jugut, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë dhe Kllokot.

Pjesë e vendimit për certifikim të rezultatit janë edhe 16 komunat tjera ku sipas rezultateve përfundimtare nuk do të ketë raund të dytë – Deçan, Fushë Kosovë, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Pejë, Skenderaj, Shtërpcë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug dhe Mitrovicë e Veriut).

Ndërsa, certifikimi i rezultateve për 6 komunat të tjera do të bëhet në një mbledhje të radhës pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave në PZAP dhe Gjykatë Supreme: