30 vajza nga 30 qytete të ndryshme te Francës, do të konkurojnë për të fituar kurorën e Miss Franca 2018. Mes konkurenteve është edhe vajza me origjinë shqiptare, më saktë nga Kosova, ajo quhet Kleofina Pnishi.

Kjo bukuroshe fitoj kurorën e Miss Provence po këtë vit dhe u kualifikua për të vazhduar garën e saj më tej, madje është edhe ndër katër pretendentet për ta fituar këtë çmim.

Pnishi është 29 vjeç dhe 1.70 e gjatë, ëndërra e saj ka qënë gjithmonë të fitoj titullin e Miss Francës, një ëndërr që mesa duket po bëhet realitet.
Me rreth 50 mijë ndjekësa në instagram dhe mijra pëlqime në facebook, Pnishi duket se po ja del fare mirë me karierën e saj në këtë fushë.

Por bukuria nuk është talenti i saj i vetëm, kjo vajzë është edhe e dipllomuar në fushën e gazetarisë, dicka që ajo e sheh si mundësi për një profesjon të dytë në vazhdim, kuptohet veç modelimit.