Kosova ka arritur fitoren e parë historike në vendlindje, duke mposhtur Letoninë me rezultatin 4-3.

Miqtë tre herë kaluan në epërsi, por kosovarët nuk u dorëzuan, për të përmbysur gjithçka në minutat shtesë.

Golat për Kosovën i shënuan Rrahmani, Muriqi, Rashani dhe Halimi, ndërsa për letonezët Kluskins dy dhe Sabala.

Kjo ishte ndeshja e parë e Kosovës në vend të vet që prej pranimit në UEFA dhe FIFA dhe fitorja e dytë në dy miqësore sa ka luajtur.