Artisti Wolfgang Buttres, në Parkun e Kew në Londër  ka  ndërtuar një ndër kosheret  më të veçanta  në botë për bletë.

Kosherja “regjistron” aktivitetet e 40,000 bletëve të cilat jetojnë së  bashku brenda saj.

Brenda  saj gjenden 1,000 drita të cila gjatë ndaljes dhe ndezjes së tyre interpretojnë tingujt  që  bletët, lëshojnë gjate komunikimit  mes vete, transmeton Indeksonline. Regjistrimi i “gjuhës” se bletëve  arrihet përmes  pajisjes  Accelerometer,e cila e regjistron atë.

Kjo reflektohet në  mënyrë vizuale dhe përmes tingujve(altoparlantëve)  në pjesën tjetër te kopshtit.

“Sot, është lagësht dhe me shi dhe jo shume e përshtatshme për ta parë atë , aktualisht kosherja, tani është plot. Kjo është e reflektuar nga sasia e  dridhjeve te zërit dhe dritave  që i shohim ne në  kopsht” ka thënë kopshtari.