Kuvendi ua ndërpreu mandatet deputetëve të cilët në zgjedhjet lokale të 15 tetorit, u zgjodhën për kryetarëve të ri të komunave. Në seancën e sotme, postin e deputetit nga radhët e LSDM-së të zgjedhur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit e lëshuan, Petre Shilegov i cili u zëvendësua nga nga Tatjana Llallçevska, Stefan Bogoev u zëvendësua nga Aneta Simeska Dimoska, Maksim Dimitrievski nga Lidija Tasevska, Kosta Janevski nga Kostadin Kostadinovski dhe Sasho Pockov nga deputeti i ardhshëm Riste Tashev.

Kuvendi po ashtu pranoi dorëheqjen edhe të deputetit të Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, i cili dha dorëheqje gjatë garës për kryetar komune në Çair, ndërsa do të zëvendësohet nga Rexhep Memedi, por edhe dorëheqjen e deputetit të PDSH-së, Bardhyl Dauti, i cili zëvendësohet nga ish-deputjetja e përbërjes së kaluar parlamentare Merale Uzeiri Ferati.

“Është kryer verifikimi i mandateve të deputetëve, Tatjana Llallçevska, Aneta Simeska Dimoska, Lidija Tasevska, Riste Tashev, Kostadin Kostadinov, Meral Uzeiri Ferati dhe Rexhep Memedi. Ua uroj verifikimin e mandatit të deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. deputetët e rinj mund të hyjnë në sallë dhe të marrin vendet e tyre”, tha kryetari i Kuvendit, Talat xhaferi.

Para ndërprerjes së aktiviteteve të Kuvendit për shkak të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale, Kuvendi konstatoi edhe dorëheqjen e deputetit nga radhët e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i cili u zëvendësua nga pasuesi i listës zgjedhore në zgjedhjet e 11 dhjetorit doktor Nexhmedin Karemani.