Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Glauk Konjufca, ka theksuar se rinumërimi i votave në Prizren dhe Prishtinë, është një precedent i rrezikshëm që po ndodhë në vend.

Konjufca në një emision  në televisionin  Dukagjini, ka theksuar se nuk kemi pasur asnjëherë rast të ngjashëm të rinumërimit të votave në Kosovë, përderisa votat nuk kanë qenë të kontestuara.

“Do të ishte e kuptueshme kërkesa për rinumërim, nëse do të kishte mos pajtueshmëri të komisionerëve dhe mos përmbyllje te procesverbaleve. Unë mendoj se ta çosh një komunë në rinumërim, është shumë e rrezikshme për demokracinë. Po ndodhë pikërisht në komunat ku i ka fituar VV, dhe kjo nuk është e rastësishme”, ka shtuar Konjufca.

Sipas tij, kërkesa të tilla përfaqësojnë mentalitetin politik të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i cili respekton rregullat dhe ligjet, përderisa janë në favor të tyre.