Gjykata e Kasacionit në Egjipt konfirmoi sot dënim me vdekje ndaj ish-liderit suprem të Vëllazërisë Myslimane, Mohamed Badie për dhunën e ushtruar pas shkarkimit nga ushtria të presidentit islamik Mohamed Morsi, sipas burimeve gjyqësore.

Gjykata konfirmoi të njëjtin vendim të shpallur në majin e 2016 për tetë persona të tjerë në të njëjtin proces gjyqësor, që lidhen me ngjarjet në qytetin Ismaïliya ku u shënuan tre të vdekur.

Gjykata konfirmoi gjithashtu dënime me dhjetë vite burg për 29 persona dhe tre vite burg për 19 persona.

Pas shkarkimit nga ushtria në 2013 të presidentit islamik Mohamed Morsi, pjesë e Vëllazërisë Myslimane, autoritetet egjiptiane kanë ushtruar represion të paprecedentë kundër kësaj lëvizje, konsideruar në atë kohë si ”organizatë terroriste”. Qindra nga mbështetësit e Vëllazërisë u dënuan me vdekje apo me dënime të rënda me burg./atsh/