Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Intensiteti i trafikut në rrugët urbane dhe interurbane nuk paraqet trafik trafik të rënduar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të moderuar dhe të respektohen udhëzimet dhe senjalitika rrugore. Në grykat e maleve është e mundur rrëshqitje e dheut. Rreziik më të lartë paraqesin rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo.