Me rastin e festave të Nëntorit Komuna e Sarajit, organizoi ekspozitën ” Trevat Lindore Shqiptare gjatë shekullit XX”, dhe manifestimin kulturor letrar “ Ne, drit e Kombit”. Në këtë manifestim, ishin të prnishëm nikoqiri, kryetari I Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, kryetari I BFI-së Sulejman Rexhepi, deputetët Artan Grubi dhe Ejup Halimi, si dhe një numër I poetëve që recituan disa poezi. Kryetari I Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, u shpreh se, Komuna e Sarajit, në kontinitet do të mbështes aktivitete të sferave të ndryshme kulturore, arsimore që kanë për qëllim promovmin e vlerave kombëtare.

Ai, shfrytëzoi rastin që gjithë shqiptarëve të j’u urojë festata e nëntorit, me theks të vecantë 28 Nëntorin Ditën e Flamurit. “Populli shqiptarë cdoher ka pasur patriot që kanë vepriar në kohëra të ndryshme, edhe atë në organzime intelektuale dhe operative. Organizimet kanë filluar që nga rilindasit tanë, kanë vazhduar në ndër kohë deri në shkatrimin e ish-Republikës Jugosllave. Në periudhat e më parshme rolë të rëndësishëm kanë luajtur xhamitë dhe mekteebet, ndërsa xhamitë kanë qenë kështjella, kurse hoxhallarët ju kanë prirë këtyre organizimeve”, theksoi Blerim Bexheti.

Të pranishmëve ju drejtua edhe deputeti Artan Grubi, I cili theksoi, politika në kontinuitet po krijonë kushtë për zhvillimin e aktiviteteve kulturore ndër shqiptare, duke përmednur themelimin e Ansamblit shqiptar në Maqedoni. Kryetari I BFi-së, Sulejman Rexhepi, folë për rolin e imamëve që kanë pasur në rruajtjen e vlerave kombtare shqiptare në periudhat e ndryshme të rregjimeve. Në ekspozitë ishin të përfshira 65 pano, me 211 eksponante( dokumente, fotografi, harta dhe material të ndryshme) që janë siguruar gjatë hulumitimeve disa vjecre nëpër arkivat e balkkanit. Në fundë të gjith poetën ndanë edhe emocionet e publikut me recitimin e poezive me karakter reth festive të nëntorit.