Të festojmë sëbashku Festën e Flamurit Kombëtar – “Në një flamur të pandarë”
28.11.2017 (E Martë)
Ora 11:00
Sheshi Skenderbeu
Pjesëmarrës: Ansamblet e Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi”, “Emin Duraku”, “Shkupi”, “Karshiaka”, “Shqiponja” dhe “Drita e Dervenit”

Të nderuar qytetarë,

Me rastin e 105 vjetorit të festës kombëtare të flamurit, Komuna e Çairit si çdo vit, edhe kësaj rradhe ka bërë përgatitjet për shënimin në mënyrë dinjitoze të këtij momenti të rëndësishëm historik që na bashkon gjithmonë shpirtërisht si komb kudo që ndodhemi.
Kësaj rradhe madhështinë e shënimit të festës së 28 Nëntorit e shton edhe vendi ku do të mbahet manifestimi – “Sheshi Skenderbeu” ku me mjeshtëri të madhe artistike në mozaikun e vendosur aty, është pasqyruar gjithë rrugëtimi ynë kombëtar historik.
Programi festiv do të fillojë në ora 12:00 me pjesëmarrës Ansamblet e këngëve dhe valleve “Ibe Palikuqi”, “Emin Duraku”, “Shkupi”, “Karshiaka”, “Shqiponja” dhe “Drita e Dervenit” të cilët do të prezantojnë program të pasur të valleve kombëtare.