Zona rrugore prej te rrethrrotullimi në afërsi të Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku” deri te udhëkryqi i rrugës “Kemal Sejfulla” në komunën e Çairit do të jetë e mbyllur për komunikacion për shkak të zhvillimit të punimeve për asfaltimin e rrugës “Brigada e Dytë Maqedonase”.

Në këtë zonë, siç njoftojnë nga Komuna e Çairit, do të zbatohet regjim i ndryshuar i komunikacionit deri në përfundimin e punimeve.

Gjithashtu, të mbyllura do të jenë hyrjet për në rrugët “Dizhonska” , “Goce Stojçevski”, “Resenska” dhe “Pavle Iliç” nga ana e rrugës “Brigada e Dytë Maqedonase”.